Për të njëmbëdhjetën herë, sot kanë filluar ligat sportive shkollore 2016/2017, ku përfshihen sportet e futbollit të vogël, basketbollit, volejbollit, hendbollit, ping-pongut, atletikës, Shahut, tenisit dhe krosit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti organizohet nga komuna e Gazi Babës dhe Lidhjes për sportin shkollor në Gazi Babë, ndërkaq do të përfshihen 1300 nxënës. Qëllimi është motivimi për sport, rekreacion dhe për t’u shoqëruar./Telegrafi/