Naser Sahiti dhe Lul Raka kanë hyrë në garën finale për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Anëtarët e Këshillit Drejtues tash do të votojnë për këta dy kandidatë, pasi që në fazën e parë asnjëri nga katër kandidatët nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme nga anëtarët e Këshillit Drejtues.
Raka dhe Sahiti në votimin e parë kanë marrë nga tri vota, ndërsa votat tjera kanë shkuar për Sali Bashotën dhe Anton Berishaj.
Këshilli Drejtues i UP-së përbëhet nga nëntë anëtarë.