Telegrafi

Në garën e fustaneve më të bukura të nusërisë të të gjitha mbretërive, edhe ajo shqiptare e Elia Zaharias

Secili në mënyrën e vet e ka shënuar ditën e dasmës në historinë moderne të monarkive.

Point De Vue ka hapur së fundmi një sondazh, duke futur në garë fustanet e nusërisë së të gjitha mbretërive.

Vizituesit e kësaj faqe kanë mundësinë të votojnë për fustanin më të bukur, teksa në garë është velloja e princeshës shqiptare, Elia Zaharia.

Fustani i saj i punuar nga stilistja kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova, ka arritur të futet në këtë garë, votimi i së cilës mund të bëhet ‘online’.

Mund të votoni duke klikuar në këtë LINK, mjafton duke shtypur fotografinë ku shihen çifti Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2016. /Telegrafi/