Forcat e Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur, RENEA janë pjesë e 73 forcave speciale elitë nga e gjithë bota që po zhvillojnë një stërvitje testuese në Dubai.
Gjashtë efektivë të RENEA-s u bënë pjesë e garës “Swat Challenge”, duke treguar aftësitë e tyre.
Deri më tani janë zhvilluar dy faza të testimit. E para për të treguar aftësitë në shpëtimin e oficerëve.
Ndërsa sfida tjetër në ditën e dytë ishte gara e pengesave.
Forcat RENEA do të testohen në 5 kategori të ndryshme, Gara Taktike, Kursi i pengesave, Shpëtimi i Oficerëve, Sfida e Kullës dhe Gara e Sulmit.
Në këtë garë do të ndahen edhe çmime për forcat speciale që marrin më shumë pikë nga këto gara. Çmimi i parë përfiton 80 mijë USD, i dyti 40 mijë USD dhe i treti 30 mijë USD./Tv Klan