Telegrafi

Gjeti fotografinë e gruas së vdekur në galerinë e telefonit të ri që bleu (Foto/Video)

Një burrë nga Meksika, është tmerruar kur e ka parë në iPhonin e ri fotografinë e një gruaje me sy të nxirë, dhe gojë gjysmë të hapur që dukej sikur është e vdekur.

Ai nuk ka mundur ta hapë fotografinë, por e ka regjistruar me një telefon tjetër, ndërsa xhirimin e ka postuar në internet, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar në YouTube nga Julian Cavalero, shpjegohet për këtë pamje të pazakontë.

Duket se fotografia që është bërë nga pronari i mëparshëm i telefonit të zgjuar, është fshirë por që ende ka mbetur në historinë e galerisë.

“Është duke fjetur, ndërsa i ka sytë e sëmurë”, dhe ai “nuk është njeri, por vjen nga një planet tjetër”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime rreth kësaj gruaje misterioze. /Telegrafi/