Në Komunën e Fushë Kosovës sonte janë paraqitur edhe shtatë raste të reja.
Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli thotë për RTV Dukagjinin se rastet e reja janë raste individuale dhe nuk lidhen me kontakte familjare.
“Nuk kemi informacione të detajuara nëse janë raste të kontakteve”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Topalli thotë se nga fillimi i pandemisë në Fushë Kosovë janë paraqitur 99 raste me coronavirus.
“Numri i rasteve aktive në Fushë Kosovë ka shkuar në 46 ndërsa 53 të shëruar”.
Topalli thotë se në Fushë Kosovë të gjitha rastet janë individuale dhe nuk ka të prekur nga institucionet publike./Telegrafi/