Komuna e Fushë Kosovës është ndër më të prekurat në këtë fazë të dytë të pandemisë së coronavirusit.
Zëdhënësi i komunës, Ali Topalli thotë për RTV Dukagjinin se Fushë Kosova po ballafaqohet me një gjendje mjaft të rëndë.
“Mund të them se nga fillimi i pandemisë deri më tani kemi 1,533 raste me COVID-19. Raste aktive janë 578, ndërsa për fat të keq kemi 24 të vdekur”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Topalli thotë se shpresa është që masat e reja do ta zbusin situatën edhe në këtë komunë sa i përket infeksioneve të reja me coronavirus.
“Qytetarët e kanë kuptuar këtë situatë dhe është në të mirën e tyre që të respektojnë këto masa qeveritare”, tha ndër të tjera Ali Topalli./Telegrafi/