Telegrafi

Në Fushë Kosovë 55 raste aktive me coronavirus

Statistikat për komunat e prekura nga COVID-19, data 19 qershor

Në Fushë Kosovë sonte janë regjistruar edhe dy raste të reja me coronavirus.

Zëdhënësi i komunës, Ali Topalli thotë për RTV Dukagjinin se për këto raste nuk dihet nëse janë burim i ri infeksioni apo raste kontakti.

“Deri më tani në Fushë Kosovë kemi 55 raste aktive por që deri më tani gjendja e tyre është e mirë dhe nuk kemi ndonjë raport se ndonjëri nga ta kanë gjendje të përkeqësuar shëndetësore”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Topalli thotë se bizneseve u janë shpërndarë rekomandimet që të respektojnë vendosjen e maskave dhe dorezave.

Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës thotë se rastet aktive janë kryesisht qytetarët të rëndomtë dhe nuk ka ndonjë të tillë që punon në institucione publike./Telegrafi/