Telegrafi

Në fushë e turpëroi, por pas ndeshjes Vinicius Jr ngushëlloi kundërshtarin që filloi të qante

Mbrojtësi i Gironas, Yan Couto shpërtheu në lot pas ndeshjes në humbjen poshtëruese 4-0 të ekipit të tij kundër Real Madridit.

Couto u ngushëllua menjëherë nga shoku i skuadrës Savio përpara se Vinicius të afrohej për të inkurajuar bashkëkombësin e tij brazilian.

Në fakt Vini Jr e turpëroi disa herë Couton pasi dyshja kishin shumë duele gjatë ndeshjes dhe mbrojtësi i Gironas nuk kishte zgjidhje se si ta ndalte sulmuesin e Real Madridit.

Couto mund të ketë qarë për arsye të ndryshme. Si fillim, me siguri kishte shpresa të mëdha në ndeshjen me Girona që kishte shansin për të shkuar në krye të La Ligës me një fitore.

Së dyti, Couto së fundmi tha se Real Madridi është ‘klubi i ëndrrave të tij’ dhe ndoshta shpresonte të bënte një shfaqje kundër Los Blancos.

Mbrojtësi i krahut u lidh kohët e fundit me Real Madridin , por fatkeqësisht paraqitja e tij ishte e dobët pasi Vinicius e kalonte në të gjitha rastet.

Statistikat tregojnë se Couto shkaktoi një penallti, u driblua gjashtë herë dhe e humbi topin 11 herë të tjera. Me të vërtetë ishte një paraqitje zhgënjyese nga anësori brazilian. /Telegrafi/