Site icon Telegrafi

Në fundjavë rritje të temperaturave, mjekët: Konsumoni sa më shumë lëngje (Video)

Prej sot Maqedonia do të përfshihet nga një klimë e thatë dhe e nxehtë, e cila vjen nga kontinenti afrikan. Kjo do të shkaktojë rritje të shpejtë të temperaturave, veçanërisht të temperaturave gjatë ditës. Nga Enti Hidrometeorologjik i vendit tregojnë për periudhën deri kur do të zgjasin këto temperatura, njofton tv21.

“Nën ndikim të kësaj mase shumë të nxehtë të ajrit, rajoni ynë do të jetë deri në mes të javës së ardhshme, por mot më i ngrohtë pritet të jetë të premten dhe të shtunën, kur në disa vende temperatura maksimale pritet të tejkalojë 35 gradë Celsius”, u shpreh Ivana Petroviq, Udhëheqëse e sektorit për analizë dhe parashikim.

Asaj që mjekët vazhdimisht i japin rëndësi gjatë këtyre periudhave është konsumimi në sasi më të mëdha i lëngjeve. Përveç kësaj, ata theksojnë edhe nevojën për përdorim të kremrave për mbrojtje nga rrezet ultravjollcë dhe përdorimin me kujdes të mjeteve klimatizuese. Kujdes më të madh duhet të ketë edhe popullata, posaçërisht ata të cilët këtë periudhë janë duke agjëruar, që mos të hanë ushqime të rënda, por rekomandohen edhe masa të tjera.

“Rekomandohet jo vetëm pleqtë dhe fëmijët, por të gjithë t’i shmangen daljes jashtë në periudhën kohorë prej orës 11 deri në orën 5 pasdite, pasi që temperaturat janë shumë të larta”, tha Elmedina Asani, mjeke.

Megjithatë, temperaturat që do t’i presim të shtunën, sipas meteorologëve, nuk janë më të lartat të regjistruara në muajin qershor, pasi që më e larta e regjistruar ndonjëherë shënon 43 gradë Celsius në Demir Kapi dhe Gjevgjeli. /Telegrafi/

Exit mobile version