Site icon Telegrafi

Në fundjavë mbahet kampionati i boksit

Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar të enjten se kampionati do të jetë i vlefshëm për të gjitha grupmoshat: juniorë (15, 16 vjeçar), të rinj (17, 18 vjeçar) dhe seniorë (mbi 18 vjet), shkruan sot Koha Ditore.

Kampionati do të mbahet në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Të shtunën nga ora 16:00 zhvillohen meçet gjysmëfinale, ndërsa të dielën nga ora 11:00 në program janë meçet finale.

Kampionati për pionierë e kadetë do të zhvillohet në sallën e klubit Prishtina, gjatë javës tjetër. 

Exit mobile version