Telegrafi

Në fundjavë fillon sezoni 2020/2021 në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se fundjavën që vjen do të fillojë sezoni i ri futbollistik 2020/2021 në Shqipëri.

Futbolli do të nisë në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave, ndërsa sa i përket Kategorisë Superiore, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë ditën e premte.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave”

“Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim”.

“Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /Telegrafi/