Gara e parë sipas kalendarit të shpallur nga FASK (Federata e Automobilizmit të Kosovës) mbahet në ZYM-Prizren e organizuar nga AKKC “Drini” i Prizrenit.
Në këtë garë do të marrin pjesë të gjitha auto klubet e Kosovës të licencuar nga FASK-u, e cila është licencuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport. Pritet të marrin pjesë mbi 20 garues, ku pesë apo shtatë nga ta do të jenë nga Shqipëria, të cilët që nga viti i kaluar garojnë si auto klub nën ombrellën e FASK-ut.
Garimi bëhet në pesë kategori të ndara në bazë të kubikazhës së motorit dhe kritereve tjera të definuara sipas rregullores së FASK-ut. Poashtu, gjatë sezonit 2013, planifikohen të organizohen edhe pesë apo gjashtë gara tjera malore në Prevallë, Lokve, Grashticë, Shalë të Bajgorës dhe njëra prej tyre do të organizohet në Shqipëri në shtegun e Krujës, që së fundmi është licencuar nga komisioni i FASK-ut.
Gjatë ditës së shtunë mbahet treningu zyrtar me fillim nga ora 12:00 deri në 14:00, ndërsa të dielën fillon gara zyrtare nga ora
Vlen të theksohet se mbyllja e shtegut për vetura civile bëhet në ora 11:00 dhe preferohet që publiku të arrijë para kësaj kohe. /Telegrafi/