Real Madridi ka fituar ndaj Real Sociedadit në La Liga me rezultat 1-3.
Pas dy barazimesh më në fund erdhi fitorja për Los Blanocs, të cilët nuk vuajtën shumë në këtë takim edhe përkundër mungesave.
Goli i parë në takim erdhi nga Borja Mayoral në minutën e 19-të të takimit.
Vendasit barazuan në minutën e 28-të me anë të Kevin Rodiguez, por ishte ky lojtar që shënoi në portën e tij në minutën e 36-të dhe i dha skuadrës së Zinedine Zidanes epërsinë për herë të dytë në takim.
Goli i qetësisë erdhi nga Gareth Bale në minutën e 61-të pas një vrapimi të bukur. Ky ishte goli i gjashtë i uellsiani në stadiumin Anoeta në pesë ndeshjet e fundit.
Vlen të theksohet se në këtë takim Adnan Janzuaj luajti deri në minutën e 77-të.
Pas kësaj fitore Real Madridi ngjitet në pozitën e katër me tetë pikë, katër më pak se Barcelona. Sociedadi vazhdon në të tretën me një pikë më shumë.
Ndeshja e ardhshme e Los Blanos është ndaj Betisit, kurse Sociedadi udhëton në Levante. /Telegrafi/