Site icon Telegrafi

Në fund të Trekëndëshit të Bermudës ka piramida misterioze: Kush i ndaloi kërkimet!? (Video)

 Në një thellësi prej 2000 metrave, këto ndërtesa të çuditshme thuhet se janë identifikuar me sonar nga oqeanografi Verlag Meyer. Rastin e kanë marrë forcat ushtarake amerikane, ndërsa të gjitha të dhënat janë bllokuar, kështu që kërkimet e mëtejme janë nën vellon e sekretit të rreptë ushtarak.

Sipas asaj që flitet, këto piramida mund të hedhin dritë mbi rastet e zhdukjeve misterioze të anijeve dhe aeroplanëve në Trekëndëshin e Bermudës. Nuk dihet se si piramidat janë bërë dhe me çfarë mjetesh dy kilometra nën ujë. Thuhet se kërkimet aty janë të pamundura për shkak të mungesës së teknologjisë, transmeton Telegrafi.

Kur është publikuar ky lajm, gazetarët kishin shumë fotografi të këtyre piramidave të lëmuara, pa asnjë vrimë apo alga përreth. Thuhet se piramida është e gjerë 300 metra, e lartë 200 metra, pra më e madhe se Piramida e Keopsit.

Në maje janë dy vrima të mëdha, në njërën prej të cilave uji futet me shpejtësi të madhe duke krijuar valë të fuqishme nënujore që shkakton vorbull të madhe. Mu për këtë, në sipërfaqe të ujit formohet një mjegull që gjithçka tërheq në fund. Prandaj, disa besojnë se kjo paraqet shkakun e zhdukjes misterioze të objekteve që kalojnë andej.

Rreth Trekëndëshit të Bermudës ka shumë teori misterioze, shumë prej të cilave nga shkencëtarët nuk pranohen. Edhe këtë teori që ju e lexuat tash, shumëkush e merr si një mashtrim dhe gënjeshtër. /Telegrafi/

LEXONI PO ASHTU:
Dhjetë fakte të çuditshme për Trekëndëshin e Bermudës (Video)
Zhdukjet dhe rëniet misterioze të aeroplanëve: Nga Trekëndëshi i Bermudës e deri në Ande (Video)
Rastet tjera të zhdukjes misterioze të aeroplanëve (Video)
Vrimat siberiane mund të kenë ndërlidhje me trekëndëshin e Bermudave

Exit mobile version