Site icon Telegrafi

Më në fund do të shkojë në Suedi, por jo për çmimin Nobel për Letërsi

Me ritmet e tij dhe duke bërë një udhëtim të gjatë, më në fund Bob Dylan do të shkojë në Suedi.

Dy ditë para ceremonisë (së braktisur) të Çmimit Nobel, kantautori ka shtuar në turneun e tij evropian tre data në vendin skandinav në prill.

Duke iu referuar vetë Akademisë suedeze, Dylan duhet të tërheqë çmimin me atë rast. Kërkesa kryesore për ta marrë atë është mbajtja e një konference brenda gjashtë muajve nga ndarja e çmimit.

Dylan do të luajë në 1, 2 dhe 9 prill 2017. Në kalendarin e turit të tij evropian janë për momentin 11 data. Përveç tre datave suedeze, koncertet e tjera do të mbahen në Belgjikë, Angli, Skoci , Irlandë etj.

Exit mobile version