Site icon Telegrafi

Në fund të jetës: Të gjithë njerëzit pendohen për këto katër gjëra! Nuk ka përjashtim!

Njerëzit e moshave nga 70, 80 dhe 90 vjeç janë intervistuar për atë se për çka ankohen më së shumti në fund të jetës

Këto katër gjëra, transmeton Telegrafi, mbeten të pandryshuara gjatë disa viteve:

Në vendin e parë: U vjen keq që shumicën e jetës e kanë shpenzuar në punën të cilën nuk e kanë dashur.

Në vendin e dytë: Që shumë pak kohë ua kanë kushtuar personave të dashur.

Në vendin e tretë: U vjen keq që më shumë nuk iu janë kushtuar vetes – të hanin ushqimin e mirë, që nuk kanë ushtruar dhe nuk i kanë kushtuar kujdes shëndetit.

Në vendin e katërt: që nuk e kanë parë botën.

Askush nuk është penduar që nuk ka pasur veturë më të mirë, shtëpi më të madhe, më shumë para. Askush nuk është ankuar që nuk ka qenë më shumë në kafene apo në argëtim të natës.

Të gjithë janë ankuar për një gjë: që nuk kanë pasur guxim të jetojnë jetën ashtu siç e kanë dëshiruar. /Telegrafi/

Exit mobile version