Site icon Telegrafi

Në fund të fundit, “vetëm” hija i ka mbetur Angelina Joliet (Foto)

Ish-gruaja e Brad Pitt duket se ka vendosur t’ua bëjë të gjithëve të çartë se është një grua e lirë dhe se është koha që një njeri i ri të hyjë në jetën e saj.

Angelina Jolie ditëve të fundit është përfol se ka lënë pas martesën disavjeçare me Brad Pittin dhe ka filluar të argëtohet me një mashkull, i cili ende nuk është identifikuar.

Por, edhe sa herë që aktorja del në rrugë bëhet temë e medieve rozë me paraqitjet dhe mënyrën e veshjes.

Angelina u shfaq në rrugët e Los Angelesit me një fusta të zi dhe jo shumë e rregulluar, e cila i zbuloi edhe disa dobësi të Joliet.

Në fakt, fustani i shkurtër ka bërë që të shihen rrudhat në këmbët e Joliet, të cilën thuhet se ia kanë shkaktuar anoreksia.

Theksojmë se javë më parë Pitt e ka cilësuar martesën 12 vjeçare me Jolien, jo më pak e as më shumë se një “jetesë në ferr”.

Ndryshe, 42-vjeçarja e ka ‘huazuar’ zërin për një film të animuar, i cili do të jetë në ekranet e mëdha të kinemave gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Angelina Jolie gjen dashurinë e re? Brad Pitt nuk beson se ajo mund të ketë sukses në një "martesë të katërt" (Foto)
Exit mobile version