Mbrojtësi i Barcelonës, Nelson Semedo, më në fund ka shpjeguar incidentin që kishte me Neymarin gjatë verës.
Ish-ylli i Benficas, ka thënë se e ka kuptuar brazilianin pasi po kalonte në një periudhë të vështirë.
“Ishte një situatë normale e stërvitjes, por kemi preokupime tjera. Nuk më ka prekur sepse kam pasur përkrahjen e gjithë ekipit dhe shokëve të mi”.
“Sapo erdha dhe një lojtarët me më ndikim në ekip u fut në konflikt me mua, kjo pas një stërvitje normale”.
“U dëshpërova për momentin, por gjithashtu arrita të mbahem. E kuptova, kjo pasi ai po kalonte në një moment të vështirë pasi dëshironte të largohej”, ka thënë Semedo.
24-vjeçari u transferua te klubi katalunas gjatë verës nga Benfica për 30.5 milionë euro dhe nënshkroi kontratë pesë vjeçare.
Në këtë sezon portugezi është paraqitur në 17 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JMxDmW9R_Z0