Pothuajse dy javë pas daljes së dokumentarit të HBO në Neverland, Paris Jackson ka reaguar ndaj komenteve të shumta që njerëzit i kanë bërë në rrjetet sociale, duke e kritikuar se si nuk i ka dalë në mbrojtje babait të saj të ndjerë, Michael Jacksonit, i cili po përballet me akuza të forta.
Vajza e yllit të famshëm të popit shpjegoi përmes një statusit në Twitter të premten se nuk ishte “roli i saj” për të mbrojtur Michael pas akuzave për molestim seksual të bëra nga Wade Robson dhe James Safechuck në dokumentarin e transmetuar.
Paris, 20 vjeçe, gjithashtu përgëzoi kushëririn e saj Taj Jackson i cili është edhe avokat i çështjes, që nuk ka reaguar ndaj akuzave, duke mbajtur kështu paqen mes polemikave.
“Nuk mund të them asgjë që nuk është thënë ende në lidhje me mbrojtjen. Taj është duke bërë një punë të përkushtuar më vete”shkruajti ajo në Twitter. “Dhe unë e mbështes atë. Por ky nuk është roli im “.
Megjithëse një burim kohët e fundit i tha revistës “People” se Parisi “nuk e ka parë” dokumentarin shpërthyes, duket se ka një perspektivë relativisht të qetë për gjendjen që kur akuzat u rishfaqën.
Ditët pas premierës së transmetimit, ajo ka aluduar për dokumentarin në një seri statusesh në Twitter që erdhën në përgjigje të raporteve se ajo ishte e shqetësuar se si filmi dhe akuzat kundër babait të saj do të ndikojnë në karrierën e saj. Ndërsa ajo nuk e përmendi direkt dokumentarin, Paris u duk se i referohej asaj si “tabloide dhe gënjeshtra”.
“Unë në fakt nuk kam bërë asnjë deklaratë ende, veçanërisht në lidhje me atë se si ndikon në jetën time të punës. Ju djema jeni duke arritur pak. Të paktën ky nuk ishte një artikull i neveritshëm dhe sulmues”, tha Paris në Twitter. /Telegrafi/