Majlinda Zeka ka sjell dje në jetë djalin Roan.
Bukuroshja prishtinase në këtë formë e ka bërë baba për herë të parë reperin Majk.
Ky i fundit nuk kishte reaguar deri më tani rreth së bëri prindër duke heshtur krejtësisht, transmeton Telegrafi.
Pas lindjes djalit shkaktoi reagime të mëdha rreth asaj se si do pritet nga reperi, i cili tashmë është ndarë nga e dashura Majlinda.
Sot në llogarinë personale në Instastory reperi ka publikuar një foto ku e falënderon një fans që përkrahë reperin, duke thënë se “njerëzit duhet ti shikojnë punët e tyre e mos të përzihen” dhe mos ta gjykojnë reperin ngase “secili prind e do fëmijën e vet, dashuria nuk tregohet nga një fotografi e publikuar në rrjetet sociale”. /Telegrafi/