Site icon Telegrafi

Në fund pothuajse kishte harruar se çfarë shije kishin ushqimet: Historia e njeriut që qëndroi 382 ditë pa ngrënë, për të humbur peshë (Foto)

Angus Barbieri mban rekordin botëror të Guinness për qëndrimin më të gjatë pa ngrënë, periudhë e cila zgjati 382 ditë.

Por, sipas një shkrimi të publikuar në internet, përcjell Telegrafi, edhe tani shkencëtarët nuk e kuptojnë fare se si mund të jetojë një njeri pa ushqim për një kohë kaq të gjatë dhe të mos dëmtojë shëndetin e tij.

Madje, shumica e shkencëtarëve janë të bindur se privimi nga ushqimi për më shumë se 40 ditë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin tonë.

Por, mediat kanë raportuar për një rast të jashtëzakonshëm dhe kanë shtruar pyetjen se çfarë arsye të mëdha kishte ky njeri për të bërë diçka të rrezikshme dhe se si ai mund të jetonte për një kohë kaq të gjatë pa ushqim.

Një vit me ujë mineral dhe vitamina

Në vitin 1965, një 27-vjeçar me mbipeshë u paraqit në Spitalin Maryfield në Dundee (Skoci). Në atë moment, ai peshonte 210 kilogramë.

Angus i tha personelit mjekësor se ai ishte i gatshëm të heqë dorë nga ushqimi për një kohë, në mënyrë që të humbte peshë dhe mjekët ranë dakord për të ndjekur përparimin e tij.

Lexo po ashtu Legjenda për njeriun e mençur që la pa fjalë mbretin, tregime dhe supozime tjera – historia e lojës së shahut, të cilën e luajnë me miliona njerëz (Foto)

Pasi ai e gjeti të lehtë të jetonte pa ushqim, pavarësisht këshillave të mjekëve, ai vendosi të vazhdojë eksperimentin e tij edhe pas 40 ditëve të agjërimit. Ai donte të ishte në formë të përsosur.

Për më shumë se një vit, ai mori vetëm vitamina dhe hëngri maja, veçanërisht vitamina C. Në ditën e 92-të, filloi të merrte pilulat e kaliumit dhe në ditën 345 – filloi të hante kripë.

Gjithashtu, mund të pinte sa më shumë pije pa kalori të donte: si çaji, kafja dhe uji mineral.

Ndonjëherë, Angus hëngri vetëm pak sheqer dhe piu qumësht, sidomos gjatë ditëve të fundit të dietës së tij.

Për ta arritur një gjë të tillë, ai duhej ta linte punën e tij në një dyqan ushqimor. Ai nuk mori asnjë trajtim mjekësor, edhe pse ai ishte i rrethuar nga mjekët në fillim.

Por, për shkak se ai ishte aq i përshtatshëm për të mos ngrënë, ai shpejt u lejua të shkonte në shtëpi dhe të jetonte atje.

Ai vizitonte spitalin vetëm për të bërë disa teste shëndetësore.

Lexo po ashtu Mansa Musa, njeriu më i pasur i të gjitha kohërave - kishte aq shumë pasuri, sa që në një pelegrinazh në Mekë shkoi me një karvan prej 60 mijë burrash (Foto)

Mjekët pretendonin se personi në fjalë kishte një nivel shumë të ulët të glukozës që provonte faktin se ai nuk hante asgjë.

Por hipoglikemia nuk e ndaloi atë të bënte gjërat që ai zakonisht bënte dhe ai ende ndihej mirë.

E vetmja gjë që duhej të bënte ishte të mos punonte për dyqanin ushqimor të babait të tij, i specializuar për të bërë peshk dhe patate të skuqura.

Kjo pasi që, edhe një person i vendosur si Barbieri, nuk do të ishte në gjendje të humbte peshën kur kishte aq shumë ushqim të shijshëm rreth tij. Vezët e ziera ishin pothuajse një delikatesë për të.

Angus ndaloi “agjërimin” e tij më 11 korrik 1966. Në 382 ditë, ai kishte humbur 125 kilogramë dhe ai peshonte vetëm 81 kilogramë.

Pas përfundimit të “agjërimit”, Angusi kishte një vezë të zier për mëngjes me një copë bukë dhe gjalpë dhe një kafe.

Sipas Angus, deri në atë kohë, ai pothuajse plotësisht kishte harruar se çfarë shije kishin ushqimet.

Pavarësisht se sa shpejt humbi aq shumë peshë, gjatë 5 viteve të ardhshme pas përfundimit të “agjërimit”, ai rifitoi vetëm 16 kilogramë. Ai u zhvendos në Warwick të Anglisë ku kishte dy djem dhe jetoi për 24 vite të tjera.

Por, a është e mundur që të humbni peshën duke hequr dorë nga ushqimi?

Mund të jetë vërtet e rrezikshme të përpiqeni të humbni peshë në një mënyrë kaq ekstreme.

Studentët e diplomuar të Departamentit të Mjekësisë të Universitetit, Dundee, përshkruan 5 raste kur obeziteti u trajtua me “agjërim”.

Të gjitha këto rezultuan me vdekjen e pacientëve, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu U ndanë pa dëshirën e tyre, por u bashkuan pas 60 vitesh përsëri: Historia prekëse e jetimes koreane dhe ushtarit turk, që u njohën gjatë Luftës së Koresë (Foto/Video)

Vetëm një pacient ishte në gjendje të jetonte 210 ditë pa ushqim dhe ajo vdiq pas ngrënies.

Pjesa tjetër e pacientëve vdiqën nga çështje të ndryshme shëndetësore, në javët e 3-8 të “agjërimit” të tyre. Shumë pacientë të tjerë vuanin nga mungesa e kaliumit, edhe pse morën pilula.

Disa njerëz mund të qëndrojnë pa ushqim për një kohë, duke jetuar nga yndyra që kanë në trupin e tyre. Por agjërimi dhe dietat për një kohë të gjatë me kalori të ulët mund të shkaktojnë një sulm në zemër, sepse pesha dhe muskujt zhduken shumë shpejt.

Ndonëse ka disa avantazhe, përparësitë e braktisjes së plotë të ushqimit ende nuk janë të sigurta, kështu që kjo ende konsiderohet si një gjë shumë e rrezikshme për të bërë.

A keni provuar ndonjëherë një dietë të vështirë? A mendoni se Angus Barbieri është i guximshëm apo një njeri i çmendur që rrezikoi jetën e tij? Ne presim të lexojmë komentet tuaja. /Telegrafi/

Exit mobile version