Prince ka ndërruar jetë vitin e kaluar pas konsumimit të tepruar të substancave narkotike.
Ai nuk la amanet dhe nuk kishte fëmijë gjersa pasuria i vlerësohet rreth 200 milionë dollarë.
Në një betejë të zgjatur ligjore, 45 persona pretendonin pasurinë e këngëtarit, përfshi dhe një të burgosur në Kolorado, që pretendonte se ishte djali i Prince, transmeton Telegrafi.
Korrikun e kaluar gjykata refuzoi 29 prej këtyre kërkesave, ndërsa të tjerëve u kërkoi testin gjenetik.
Motra e Prince, Tyka Nelson, dhe 5 gjysmëmotrat e gjysmëvëllezërit, Sharon Nelson, Norrine Nelson, John Nelson, Omarr Baker dhe Alfred Jackson kanë pritur një vit për të ndarë milionat e këngëtarit të ndjerë. /Telegarfi/