Site icon Telegrafi

Më në fund Kuvendi i Komunës së Prishtinës mban mbledhje

Po vazhdon për herë të dytë mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Para mbledhjes, kryetari Shpend Ahmeti është takuar me shefat e grupeve të këshilltarëve për të dalë nga bllokada.

Sami Hamiti, shef i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, ka thënë se nuk është vërtetë që ata po e bllokojnë kryetarin dhe se planet rregulluese janë shkelje e ligjit, andaj do të abstenojë.

Njëjtë ka deklaruar edhe Liraj Çelaj nga PDK. Sipas tij ata nuk do të votojnë planet rregulluese jo për shkaqe politike, por për shkak se, sipas Ministrisë së Mjedisit, ato nuk janë të ligjshme.

Ahmeti është kritikuar se Raportin përfundimtar për vitin 2015 e ka lënë si pikë të 17 të rendit të ditës dhe se kjo është fyerje për këshilltarët komunalë.

Ylli Hoxha nga Vetëvendosje ka thëne se këshilltarët opozitës janë ata që kanë lëshuar mbledhjet. Sipas tij ata duhet të qëndrojnë në sallë qoftë deri në mesnatë.

Shpend Ahmeti tha se nuk dua të hyjë në replikë me Samiun, se debatet janë shterur.

“Ish qeverisja ka kaluar planet rregulluese para se të bëjë planin zhvillimor urban. Madje plani zhvillimor urban është bërë në kohë të njëjtë me ligjin e ri që e hedh poshtë planin zhvillimor urban. Ne mund të ftojmë në mbledhje sekretarin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të raportuar. Prishtina është komuna që ka ecur më së shumti me hartat zonale, që zëvendëson planin zhvillimor urban. Raporti është në piken e 17, sepse mbledhja ka qenë e ndarë në dy pjese dhe raporti i bie të jetë pika e parë e mbledhjes së dytë”, ka sqaruar Ahmeti, raporton Koha.net.

Exit mobile version