Site icon Telegrafi

Më në fund flet ish-frizerja: Këto sekrete nuk i keni ditur për frizurën e famshme të Trumpit (Foto)

Ish-frizerja e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbuluar detaje interesante deri më tani të pazbuluara të frizurës së tij të famshme.

Amy Lasch, ka zbuluar se Trump vazhdimisht i shmang frizerët profesional dhe se për frizuren e tij kujdeset ai dhe anëtarët e familjes së tij, transmeton Telegrafi.

Sipas frizeres 52-vjeçe, ngjyrën e flokëve të tij e ka përshkruar si “katastrofë” dhe ka pranuar se Trump përdor sasi të madhe të llakut për ta bërë frizurën, e cila asnjëherë nuk i prishet pavarësisht motit ekstrem dhe erërave.

Amy, kishte bashkëpunuar me Trumpin gjatë sezonit të parë të reality shout “The Aprrentice USA”, ka shuar kureshtjen e shumë njerëzve që janë të bindur se ai bartë paruke apo i ka mbjellë flokët.

“Ai ka flokë të gjata të cilat me krehër i ngrit lartë. Ai këtë gjë e bën vetë. Flokët i ka natyre dhe nuk bartë kurrfarë paruke”, ka deklaruar Amy.

Ajo i ka përshkruar në detaje përshtypjet e para rreth frizurës së tij:

“Kur e kam shikuar nga prapa, se nuk i ka prerë flokët tek ndonjë frizer. Flokët i kishte disi të egra dhe ishin të prerë në një formë të pazakontë”, tha ajo. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version