Telegrafi

Më në fund edhe Ronaldo thyen heshtjen për situatën e shumëpërfolur me Bruno Fernandes

Cristiano Ronaldo është personi më i komentuar aktualisht në botën e futbollit, kjo për shkak të intervistës me Piers Morgan, ku foli shumë gjëra rreth asaj që ai po përjeton aktualisht te Manchester Unitedi.

Menjëherë qarkulluan shumë lajme në mediat botërore, disa prej tyre raportuan se bashklojtarët e CR7 te Djajtë e Kuq janë të prekur nga fjalët e Cristianos.

Nisur nga kjo, një video e publikuar nga ekipi i Portugalisë në rrjetet sociale, shfaqi Ronaldon dhe Buro Fernandesin në një ‘përshëndetje të ftoftë’, e cila menjëherë u aludua nga të gjithë si një prishje e marrëdhënieve.

Por, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka qartësuar situatën, duke thënë se reagimi i Brunos erdhi nga një shaka e tij dhe jo nga situata e krijuar pas intervistës.

“Aeroplani i tij u vonua dhe unë e pyeta se a erdhi ai me varkë. Ju lutem, mos i pyesni lojtarët për mua, por për Kampionatin Botëror”, ka thënë Ronaldo shkruan “Telegraph”.

Kujtojmë se Portugalia është në grup me Urugain, Ganën dhe Korenë e Jugut. /Telegrafi/