Portieri i ri Gianlugi Donnarumma ka vendosur që të dalë vetë para mediave për të sqaruar disa gjëra.
Kjo është dalja e parë në publik e tij që pas refuzimit të rinovimit me Milanin dhe hedhjes së parave në fushë.
“Dëshiroja të vija vetë në konferencë për shtyp pasi dua të tregoj që jam i qetë dhe po mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme”.
“Më vjen keq për të gjithë këtë rrëmujë që është krijuar, mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme dhe për të ardhmen do të mendohet vetëm pas Kombëtares”.
Pas refuzimit të parë të Milanit, Donnarumma është sulmuar shumë nga tifozët kuqezi, madje drejt tij janë hedhur edhe një tufë me dollarë fals.
“Kontestimi në ndeshjen kundër Danimarkës? As nuk e kuptova që ishin dollarë, e kuptova vetëm më vonë”.
“Të ardhmen time do ta vendos pas Kampionatit Evropian”
“Por gjithçka zgjati pak, sepse jam i përqendruar vetëm te Evropiani, që është një eksperiencë fantastike e cila do të më ndihmojë të rritem shumë”, ka thënë Donnarumma. /Telegrafi/