Policia e Maqedonisë sot në fshatin Smokvicë, ka gjetur 83 emigrantë të paligjshëm, nga të cilët 11 persona minoren, në një automjet me rimorkio pronësi e një ndërmarrje dhe të drejtuar nga një qytetar i Gjevgjelisë.
MPB-ja kumtoi sot në mëngjes në orën 8:10 minuta në afërsi të fshatit Smokvicë, polic nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontroll kufitar “Bogorodicë” kanë penguar kontrabandimin e emigrantëve nga një automjet transportues me rimorkio me targa të Gjevgjelisë në pronësi të një ndërmarrje, ndërsa e drejtuar nga një vozitës R.R nga Gjevgjelia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në hapësirën transportuese të automjetet, janë gjetur 83 emigrantë të paligjshëm nga të cilët 11 ishin minoren. Dhjetë nga personat minoren ishin nga Pakistani dhe një nga Afganistani, ndërsa ndër 72 emigrantët e rritur, katër ishin nga Iraku, në nga India, një nga Afganistani dhe 66 nga Pakistani.
Shoferi është marrë për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa personat për momentin gjenden në Qendrën e pranimit në Gjevgjeli, kumtoi MPB-ja./Telegrafi/