Site icon Telegrafi

Në fshatin Banjicë e epërme të Gostivarit lëshohet në përdorim stadiumi “Rexhep Taip Erdogan”

Në Banjicë të Epërme të Komunës së Gostivarit me një ceremoni solemne u bë hapja e stadiumit me emrin e presidentit të Turqisë “Recep Tayyip Erdoğan”. Ndeshja e parë në këtë stadium është luajtur sot në ora 15:00 mes nikoqirit “KF Banjicë e Epërme” dhe “KF Liria Raven”, raporton Anadolu Agency (AA), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri pa Resor i Qeverisë së Maqedonisë, Furkan Çako, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë solemne, ka theksuar se edhe pse sjellja e një stadiumi këtu konsiderohet një hap i vogël, investimet që do të realizohen në këtë fushë janë përparim i madh për zhvillimin e shoqërisë në një mënyrë të shëndoshë.

Nga ana tjetër, kryetar i Klubit “Banjicë e Epërme – Trabzonspor” Muhamet Shabani, i ka falënderuar të gjithë që kanë kontribuuar në ndërtimin e këtij stadiumi, duke shprehur bindje se ky stadium do të kontribuojë në zhvillimin e fshatit dhe banorët e këtij fshati.

Në ceremoninë solemne ku u bë edhe lutja e hapjes morën pjesë edhe kryetari i Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSITEB), Tahsin Ibrahim, kryetari i Shoqatës “Banjicë e Epërme – Trabzonspor”, Gafur Qazimi, zëvendësdrejtor i Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre – Shkup”, Fuat Korkmaz, përfaqësues i organizatave turke në vend, si dhe banorë të fshatit Banjicë e Epërme./Telegrafi/

 

Exit mobile version