Arsenali ka barazuar 2-2 në shtëpi përball Crystal Palaces në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.
Pas vetëm tetë minutash lojë, The Gunners kaluan në epërsi me anë të Pierr-Emerick Aubameyang.
Me këtë gol edhe u mbyll pjesa e parë, derisa në të dytën gjërat ndryshuan për të keq për Arsenalin.
AUBAAAAAAAAAA! 🔥
🔴 1-0 🦅 (8)
#️⃣ #ARSCRY pic.twitter.com/sXLqBod2VR
— Arsenal (@Arsenal) October 18, 2021
Ishte minuta e 50-të kur Jorda Aeyw asistoi për Cristian Benteken që i barazoi shifrat në 1-1.
“The Eagles” nuk u dorëzuan edhe pas golit të barazimit, duke ia dalë që të përmbysnin rezultatin.
EDDYYYYYYYYYYYYY pic.twitter.com/y26M0vyWWA
— Crystal Palace F.C. (@CPFC) October 18, 2021
Në minutën e 73-të, Odsonne Edouard ndezi tifozët mysafirë, duke realizuar golin e epërsisë, me një asistim të Michael Olise.
Arsenali tentoi deri në fund që t’i barazonte shifrat, dhe atë e arriti në sekondat e fundit të takimit me anë të Alexandre Lacaezettes (90+5).
Pasj javës së tetë, Arsenali është në vendin e 11-të me 11 pikë, gjersa në xhiron e nëntë takohet me Aston Villën. /Telegrafi/