Një tifoz i Kampionatit Botëror është larguar nga shkolla për shkak të modelit të flokëve të frymëzuar nga ‘Fenomeni’ Ronaldo Nazario.
Nxënësi 12 vjeçar është dërguar në shtpi nga Sirius West Academy në qytetin Hull të Anglisë, për shkak të përpjekjes së tij që t’i bëjë flokët sikurse legjenda e futbollit në Kampionatin e vitit 2002.
Alfie Ransomit i është thënë se po i shkelte rregullat e paraqitjes në shkollë dhe u urdhërua të mos kthehej derisa ta hiqte pjesën e flokëve që thyente rregullin.
Nëna e tij, Emma Shaw (32 vjeçe), ka treguar se djali i saj ishte në lot kur ajo i tha se duhej t’ia hiqte këtë model të flokëve – njofton The Sun.
“Alfie nuk deshi t’i shkurtonte. Mu thye zemra kur mu desh t’i nxjerr gërshërët. Ai ishte shumë i lumtur me Ronaldon e tij – ai është heroi i tij i futbollit.
“Modeli i flokëve sapo i kishte dhënë një ngritje të madhe – mund ta shihni sa i emocionuar ishte që e kishte atë. Kur e dërgova në shkollë me kokën e tij të rruar, qante, ishte i mërzitur”.
“E gjithë kjo më hidhëroi shumë. Duhej të ishte paksa argëtuese – nuk duhej t’i shkaktonte telashe. Për një çast nuk mendova se do ta dërgonin në shtëpi. Ishte thjesht një model flokësh – jo se e ka goditur dikë”, ka thënë nëna e tij. /Telegrafi/