Site icon Telegrafi

Në Francë për ndërkombëtarizmin e sportit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS), përmes në një njoftimi ka bërë të ditur se ministri Krasniqi do të ketë një varg takimesh në Francë, ku do të tema kryesore të takimeve do të jetë bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sportit, me theks të veçantë do të diskutohet për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

“Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi do të qëndrojë nesër për një vizitë zyrtare në Francë. Ai do të takohet me Ministren franceze të Sportit dhe Rinisë, Valerie Fourneyron. Po ashtu Ministri Krasniqi do të ketë takim me udhëheqësit e Departamentit për Evropën Kontinentale dhe për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës si dhe me Patrick Bloch, Kryesuesin e Komisionit për Çështje të Kulturës dhe Arsimit të Asemblesë nacionale”, është thënë në njoftimin e MKRS-së.

Sipas këtij njoftimi, përveç këtyre, Ministri Krasniqi do të zhvillojë një takim edhe me nënkryetarin e Federatës së Futbollit të Francës, zotin Bernard Desumer. Në këtë takim ministri pritet të shoqërohet edhe nga Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

“Temat kryesore të takimeve do të jenë bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sportit, me theks të veçantë do të diskutohet për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Në takim me Komisionin për çështje kulturore, temë diskutimi do të jetë bashkëpunimi në fushën e kulturës mes Francës dhe Kosovës. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version