Një burrë i pa njohur nga fundi i dhjetorit nga një argjendari luksoze në qendrën e Parisit ka arritur të vjedhë diamantë dhe stoli në vlerë prej 5,5 milionë eurosh dhe atë “para syve” të shitësit.
Një burrë në moshë rreth 40 vjet, cili është prezantuar si “ekspert për argjend i cili punon me emër të huaj” më 30 dhjetor në mëngjes ka hyrë në argjendarin e markës zvicerane “De Grisogono”, në takim të dakorduar paraprakisht.
Në hapësirë të posaçme për klientë argjendari i ka ekspozuar gurët dhe stoli para të panjohurit, i cili ka shprehur interes për “dy diamante të papërpunuar dhe dy unaza me diamante dhe gurë të çmuar”.
Në fund blerësi i dyshuar është larguar pa blerë asgjë.
Pasdite argjendari ka kuptuar se klienti ka vjedhur katër sende, kutitë e të cilave i ka zëvendësuar me kopje.