Site icon Telegrafi

Në fotografinë që e bënë në kinema, u shfaq edhe ‘fantazma’ e një vajze (Foto)

Familjarët nga Liverpuli i Anglisë, pretendojnë se në fotografinë që e bënë në një kinema të boshatisur, është paraqitur edhe fantazma e një vajze që mbante një arush pelushi në dorë.

Emma Johnson, ka pritur në korridor, derisa është zbrazur salla, e më pas ka hyrë për të shkrepur një ‘selfie’ me tre fëmijët e saj, transmeton Telegrafi.

Por, pasi e shikuan filmin ‘Finding Dory’ dhe u kthye në shtëpi, ata zbuluan se në fotografi nuk janë vetëm.

Pos nënës 35-vjeçare, djalit George si dhe vajzave Ava dhe Harper në sfond duket se është edhe dikush tjetër.

Madje, sipas tyre në fotografi është fantazma e një vajze, q; është mbytur në afërsi disa vite më parë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version