Telegrafi

Në fotografinë krah partnerit të saj në Golden Globes, Jennifer Lopez: Alex, mbështetja ime më e madhe

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Instagram)

Jennifer Lopez po tregon dashuri të madhe për të fejuarin e saj, Alex Rodriguez.

Në një postim të ëmbël në Instagram të hënën, një ditë pas çmimeve të Golden Globe 2020, ylli i “Hustlers” ndau një fotografi të çiftit në makinë në rrugën e tyre drejt ceremonisë së çmimeve, ku Lopez u nominua për “Best supporting actress in a motion picture”.

“Unë as nuk mund të filloj të shpjegoj se çfarë do të thotë për mua”, shkroi Lopez në postim. “Unë dua të kaloj jetën time me juve, përkrahësi im më i madh”.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Getty Images/Guliver)

“Për miliona femra të reja që ju kanë shikuar dhe janë frymëzuar dhe fuqizuar të bëjnë gjëra të mahnitshme në jetën e tyre, ju jeni një kampione”, ndau ai. “Për muzikantë, valltarë, aktore dhe interpretues të panumërt që kanë parë dhe imituar pasionin tuaj, ju jeni një kampion”, ka shkruar në anën tjetër Rodriguez.

Ai vazhdoi, “Për fëmijët tuaj, familjen tuaj, trajnerët tuaj, stafin tuaj dhe familjen tuaj të gjerë, ju jeni një kampion”.

Rodriguez – i cili gjithashtu shoqëroi Lopez në shfaqjen e çmimeve – vazhdoi, “Për fëmijët tuaj, familjen tuaj, trajnerët tuaj, stafin tuaj dhe familjen tuaj të zgjatur, ju jeni një kampion”.

Para ceremonisë, Lopez foli për të gjithë stërvitjen që ajo bëri për të përsosur vallëzimin e saj në filmin “Hustlers”, në të cilin ishte në rolin e striptizeres.

Pas gjithë asaj pune të vështirë, ajo dëshironte të sigurohej që publiku të shihte se ishte me të vërtetë ajo duke bërë lëvizjet mbresëlënëse. /Telegrafi/