Site icon Telegrafi

Në fotografinë familjare “kapën” hajnin

Derisa po shikonte fotografitë që kishte bërë, John në fotografinë familjare në prapavijë pa hajnin. Ai e dorëzoi fotografinë në polici që arriti ta identifikojë hajnin, ta arrestojë dhe t’ia kthejë gjërat e humbura familjes.

“Pushimi u kthye në makth, por për fat, me përfundim të lumtur”, tha bashkëshortja e Johnit, Katharine.

Familja nga New Jersey në SHBA kishte shkuar për vikend në Winsconsin në dasmën e disa miqve. John dëshiroi ta bëjë një fotografi për kujtim me fëmijët Matilda dhe Charlie para ndërtesës Capitol ku ishte caktuar ceremonia e martesës. Për fat të keq nuk kishin menduar mirë kur çantën e kishin lënë në shkallë.

Hajnin Glenn R. Lambright (59 vjeç) policia e kapi brenda një ore, ndërsa familja arriti me kohë në ceremoninë e martesës. /Telegrafi/

Exit mobile version