Telegrafi

Në fotografi: Dëshpërimi i kroatëve dhe gëzimi i portugezëve

Kroacia konsiderohej si njëra prej përfaqësuesve favorite për ta fituar Evropianin e sivjetmë. Mirëpo, rrugëtimi i kroatëve në ‘Euro 2016’, u ndërpre nga Portugalia në fazën e 1/8 së finales.

Një gol i vonshëm, në pjesën e dytë të vazhdimeve, i realizuar nga Ricardo Quaresma, bëri që ekipi ballkanik të përshëndetej nga turneu.

Dhe lojtarët kroatë nuk e pritën aspak mirë këtë eliminim. Ata nuk arritën t’i mbanin lotët nga zhgënjimi.

Nga ana tjetër, festa e portugezëve ishte euforike. /Telegrafi/