Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se në margjinat e Forumit Crans Montana në Zvicër, ka pasur mundësinë të zhvillojë një numër të madh takimesh me përfaqësues të ndryshëm nga vendet e botës, ku kryetema e takimeve ishte anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “çdo ditë e më tepër po rritët mbështetja ndërkombētare për këtë kauzë”.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Në margjinat e samitit të Krans Montanës në Zvicër, pata mundësinë të zhvilloj një numër të madh takimesh me përfaqësues të ndryshëm nga vendet e botës.
Kryetema e takimeve të mija natyrisht ishte nevoja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. U shpjegova arsyet e shumta pse është jashtëzakonisht e rëndësishme pranimi i vendit tonë në këtë organizatë.
Arsyeja kryesore natyrisht është siguria, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.
Çdo ditë e më tepër po rritët mbështetja ndërkombētare për këtë kauzë.
Poashtu me Presidentin e Forumit, Crans Montana, biseduam për mundësinë që sesioni i ardhshëm, që do të jetë në qërshor, të mbahet në Prishtinë”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/