Departamenti i burgjeve në Florida thotë se ka evakuuar 4636 të burgosur përpara “zbritjes” së pritshme të uraganit Milton.
Ai tha se e kishte bërë këtë “pa cenuar sigurinë publike” dhe se evakuime shtesë ishin duke u zhvilluar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Departamenti tha se përcakton nëse dhe kur duhet të kryejë evakuime bazuar në “interesin më të mirë të publikut, stafit dhe sigurisë së të burgosurve”, por nuk i shpall publikisht evakuimet deri pasi të burgosurit të jenë zhvendosur.
Lajmi vjen teksa presidenti Joe Biden lëshoi një paralajmërim të tmerrshëm për ashpërsinë e uraganit Milton sot, duke thënë se ai mund të përbëjë një kërcënim historik për shtetin e Floridës.
Madje Biden shtyu udhëtimet e tij të ardhshme në Angola dhe Gjermani ndërsa stuhia udhëton drejt lindjes.
“Kjo mund të jetë stuhia më e keqe që ka goditur Floridën në më shumë se një shekull, dhe me dëshirën e Zotit, nuk do të jetë, por kjo është ajo që duket tani”, citohet të ketë thënë ai.
Zoti Biden shtoi se ai ishte në bisedë me liderët politikë në rajon dhe u tha atyre “çdo gjë që ata kërkojnë do t’u jepet”. /Telegrafi/