Telegrafi

Në fjalimin e fundit si president i Malit të Zi, Gjukanoviq: Nuk do të tërhiqem nga politika

Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në konferencën lamtumirëse zbuloi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika.

“Unë nuk po tërhiqem nga politika, ia kam kushtuar jetën zhvillimit të Malit të Zi”, tha Gjukanoviq në përgjigje të pyetjes së një gazetari në konferencën e fundit për shtyp në mandatin presidencial të mbajtur në rezidencën në Cetinje.

Lexo po ashtu Osmani konfirmon pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentit të ri malazez

Ai më tutje pohoi se gjithë jetën ia kushtuar shtetin malazez dhe se nuk e ka ndërmend të largohet, raporton vijesti.me.

Jakov Milatoviq

“Nga çfarë të tërhiqem… Ia kushtova jetën zhvillimit të BE-së në Mal të Zi. Unë jam një qytetar i përgjegjshëm dhe do të vazhdoj ta mbështes atë politikë në këtë cilësi. Gjithçka që i nevojitet asaj politike do ta ketë mbështetjen time”, pohoi 61-vjeçari, i cili ishte në pushtet për më shumë se tre dekada me Partinë Demokratike të Socialistëve.

Lexo po ashtu Vuçiq ende nuk dihet nëse do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri malazez

Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit, ai u tërhoq edhe nga pozita udhëheqëse në parti, ndërsa nesër zyrtarisht i përfundon mandati në krye të shtetit.

Gjukanoviq beson se nuk ka qeveri të përjetshme “Vetëm Mali i Zi është i përjetshëm”.

Ndryshe, Jakov Milatoviq pritet të betohet gjatë ditës së nesërme si president i ri, ku do të merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. /Telegrafi/