Site icon Telegrafi

Në filmin për astronautin Neil Armstrong, flamuri amerikan nuk ngritet në Hënë!

Filmi “First Man” i Neil Armstrong dhe Apollo 11, po kritikohen në Shtetet e Bashkuara se nuk është mjaft patriotik, sepse në të nuk është shfaqur astronauti, rolin e të cilin e luan Ryan Gosling, nuk e ngre flamurin amerikan në Hënë.

Marco Rubio, kandidati republikan për zgjedhjet e brendshme partiake ishte i pari q kritikoi producentët e filmit, premiera e të cilit do të shfaqet më 12 tetor kinematë amerikane.

“Kjo është çmenduri”, shkroi në Twitter senator nga Florida, duke komentuar mungesën e asaj skene, kur flamuri është vendosur në Hënë.

“Dhe duket vetëm tani, kur njerëzit tanë duhet të bëhen të vetëdijshëm për atë që ne mund të arrijmë kur jemi të bashkuar”, tha ai, duke shtuar se “Amerikanët kanë financuar misionin (Apollo 11), në të ata kanë përdorur raketa të prodhuara nga amerikanët, teknologji amerikane dhe astronautëve amerikanë, nuk ishte misioni i Kombeve të Bashkuara”.

Bijtë e Armnstrongut, Rick dhe Mark menjëherë i janë përgjigjur polemikave duke publikuar një deklaratë nga James Hansen, autor i librit “First Man” ( “njeriu i parë”), ku është bazuar edhe filmi. Ata thonë se kjo është një “histori njerëzore dhe universale”, e cila sigurisht “nuk ka asgjë antiamerikane, përkundrazi”.

Handout portrait taken in July 1969 of US astronaut Neil Armstrong. Armstrong was the mission commander of the Apollo 11 moon landing mission on July 20, 1969. He is the first person to set foot on the Moon. (Photo credit should read /AFP/Getty Images)

Regjisori Damian Shazel, qëndroi në mbrojtje të filmit të tij, i cili hapi festivalin në Venedik.

“First Man shfaq flamurin amerikan mbi sipërfaqen e Hënës. Po më pyesni nëse ky është një mesazh politik, përgjigjja ime është: jo”, shtoi Shazel. /Telegrafi/

Exit mobile version