Data e 13 prillit mund të mos ishte një numër me fat për shumicën e atyre që besojnë në besëtytni, ndërsa për aktorët e “Fast and Furious” duket të jetë një datë suksesi.
Ditë më parë është dhënë premiera botërore e “The Fate of the Furious”, e cila erdhi edhe si premierë në kinemanë Cineplexx.
Producentët janë përpjekur që mungesën e Paul Walker ta zëvendësojnë me emra të tjerë të njohur, duke vënë krah Vin Diesel, Dwayne Johnson e Jason Statham në një përballje të paharrueshme.
Ajo që e bën të veçantë për shqiptarët është se në film shfaqen tre aktorë shqiptarë.
Erigerta Deda nuk është e panjohur për producentët hollivudian, e cila luan rolin e një kalimtareje.
Erand Hoxha është një aktor tjetër që luan në këtë film, ku interpreton rolin e një turisti.
Dhe, si në shumë raste të tjera kur vjen fjala te filmat amerikanë, sërish aktori nga Shkodra, Marko Caka vesh rrobat e policit në këtë film. /Telegrafi/