Telegrafi

Në filmin e ri për Bondin, Craig do të vozisë veturë elektrike Aston Martin në vlerë prej 295.000 eurosh

Daniel Craig (Foto: Adam Berry/Getty Images for Sony Pictures/Guliver)

James Bondi do ta vozisë një veturë elektrike në filmin e ardhshëm, në mënyrë që ta bëjë karakterin më dashamirës ndaj ambientit.

Regjisori Cary Joji Fukunaga dëshiron që Daniel Craig të drejtojë një model të limituar të Aston Martinit që kushton 250.000 funte (295.000 euro) – njofton The Sun.

Aston Martin Rapide E (Foto: Autocar.co.uk)

Modeli Rapide E është automjeti i parë elektrik i kompanisë britanike, ndërsa në gjithë botën ekzistojnë vetëm 155 vetura të këtij lloji.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Daniel Craig

Vendimi për të vozitur një automjet me zero-emetim gazrash është një kalim i madh nga Aston Martini me karburant që është vozitur për herë të parë nga Sean Connery në “Goldfinger”, patra më shumë se gjysmë shekulli.

Fukunaga është duke punuar ngushtë me kompaninë automobilistike, në mënyrë që të sigurojë një veturë, e cila do të dalë bukur në ekranet e mëdha. /Telegrafi/