Telegrafi

Në filmin e ri me James Bond është një Aston Martin, me armë të montuar në pjesën e dritave

Më shumë rreth kësaj makine, mund të mësojmë kur të jenë lansuar traileri i filmit

James Bond ka shfrytëzuar gjithmonë vetura shumë të mira, derisa në versionin e ri, nuk pritet të ketë ndryshim, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, dihej se agjenti sekret britanik, në vazhdimin e 25-të do të ketë disa modele nga Aston Martin si DB5, V8 Vantage, DBS Superlaggera dhe Valhalla.

Gjithashtu edhe Land Rover Defender, do të jetë pjesë e filmit.

Shumë skena dhe pjesë nga ky film janë shpërndarë, ndërsa tani është bërë e ditur se gjatë ditës së sotme, do të lansohet edhe traileri, që tregon më shumë lidhur me përmbajtjen.

Pamjet që janë përshirë në këtë përmbledhje, e tregojnë aktorin Daniel Craig, si dhe një Aston Martin që në pjesën e dritave, e ka të montuar një armë.

Se si do të përdoret dhe çfarë do të ndihmojë në aksionet e filmit, do të shihet së shpejti, në këtë film që pritet të jetë shumë i mirë. /Telegrafi/