Telegrafi

Në fillim ua bëri një lojë të hidhur punëtorëve, por pastaj shefja ua zbuloi befasinë!

Helen Bilton u ka thënë punëtorëve se do të organizojë shëtitje në një park lojërash, por më pas u ka kërkuar të mos shkojnë, sepse parku është i mbyllur.

E, në vend të kësaj, stafi prej 32 punëtorësh do të shkojnë në një pushim ekskluziv në Barbados, transmeton Telegrafi.

Punëtorët e The Group Company, kanë filluar të kërcejnë dhe të këndojnë, me të kuptuar se do të shkojnë në pushim disaditor në një hotel luksoz me pesë yje.

“Mendova të organizoj një aheng, ku do të ftoja afaristët dhe bashkëpunëtorët. Por, më pas, thash se duhet të shpërblehen ata që kanë bërë më shumë për kompaninë”, ka thënë Helen, për shpërblimin bujar që u ka bërë punëtorëve. /Telegrafi/