Telegrafi

Në fillim të tetorit, fillon java e të ushqyerit me qumësht të gjirit

Ministria e Shëndetësisë, me përkrahjen e UNICEF-it, do të organizojnë javën e të ushqyerit me qumësht të gjirit.

Në kuadër të kësaj jave që nis më 1 e zgjat deri më 7 tetor, do të mbahen aktivitete.

“Të shtunën, në Sallën e Kuqe, duke filluar nga ora 11:00 – 13:00, do të mbahet foto-ekspozita. Të dielën kemi vizitë në Maternitetin e Spitalit të Ferizajt, nga ora 11:00-12:00. Lansimi i pullës postare bëhet më 6 tetor, nga ora 10:00-11:00 në Postën e Kosovës, etj”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kjo javë shënohet në shumë vende për të theksuar dhe sensibilizuar këtë praktikë – për një fillim të mbarë të jetës së foshnjave.