Hapja e sezonit turistik në Kodrën e Diellit, përveç reshjeve të mëdha të borës, e kanë paraprirë edhe shumë pengesa të tjera të cilat nxorën në pah mangësitë e menaxhimit të kësaj qendre turistike. Nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, nisjen e sezonit e vlerësuan si të dështuar dhe kërkuan dorëheqje të menaxhuesve.
Nga pamjet më poshtë, shihet qartë se si nisi edhe një sezon turistik në Kodrën e Diellit: pa teleferikë, pa ashensorë skijimi funksional “Teteks”, pa pista të definuara, pa shtresëzim të borës dhe në ditë dhe kushte jo të volitshme – sepse sot dhe nesër është festë shtetërore në Maqedoni, dhe shërbimet shtetërore nuk punojnë.
Gjithashtu, edhe ky sezon e priti Kodrën e Diellit pa ashensorin për ski me gjashtë ulëse, i cili është ende nuk është në funksion.
Për këtë nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kërkuan dorëheqje të menaxhuesve të kësaj pike turistike, dhe të njëjtin i kanë quajtur “dështak”.