Telegrafi

Në festimet e tyre për titull – Barcelona përfshinë dy lojtarë që nuk janë më pjesë e klubit

Barcelona e ka fituar titullin e La Ligas për edicionin 2022/23 për herë të parë që nga viti 2019.

Blaugranasit fituan 4-2 në udhëtim te Espanyoli, për t’u kurorëzuar kampion.

Me përfundimin e ndeshjes, filluan edhe festimet e Barcelonës në rrjetet sociale, derisa një postim i tyre ka rënë në sy.

Lexo po ashtu Skena tmerruese: Lojtarët e Barcelonës sulmohen nga tifozët kundërshtarë derisa po festonin titullin e La Ligas

Ajo çfarë ka rrëmbyer syrin e tifozëve është një foto artistike e klubit katalanas me lojtarët që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.

Por, në të janë edhe disa lojtarë që nuk janë më pjesë e klubit.

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Memphis Depay janë pjesë e fotos, me dyshen që tashmë kanë skuadra të reja.

Lexo po ashtu Barcelona fiton titullin në La Liga për herë të parë që nga viti 2019

Gabonezi u transferuar te Chelsea, ndërsa holandezi i është bashkuar rivalit të ligës – Atletico Madridit.

Mirëpo, Barcelona e ka përfshirë dyshen në festimet e tyre për titull, me çka që tregon se është një klub që vlerëson çdo kontribut – çoftë i madh apo i vogël. /Telegrafi/