Site icon Telegrafi

Në festën e ditëlindjes së Beatrix Ramosaj (Foto)

Tortë, alkool, të qeshura e detaje të tjera nga festa.

Këngëtarja simpatike Beatrix Ramosaj, sot feston ditëlindjen. Natyrisht që familjarët u përkujdesën që ajo ditën më të rëndësishme të jetës së saj ta nis sa më mirë.

Kështu e ëma e artistes Antigona Ramosaj, në Instagram story, ka publikuar video nga festa e organizuar për Trixen.

Torta, gotat e shampanjës si dhe shishja me alkool në duart e Betarixës e cila shfaqet duke qeshur, janë disa nga detajet që jepen përmes videos, shkruan rtv21.tv

Beatrixa ka lindur më 9 qershor të vitit 1994. Kështu për 23 vite artistja mbi supe mban një karrierë të suksesshme muzikore.

Exit mobile version