Site icon Telegrafi

Në festën e ditëlindjes së 25-të të Kendall Jenner nuk respektohen masat antiCOVID

Kendall Jenner nuk e ka lejuar që pandemia që po përshkon botën, të afektojë edhe në ditën e lindjes së saj.

Ajo gjatë ditës së shtunë, kishte mbledhur një numër të konsiderueshëm të shoqërisë, në një hotel në West Hollywood, shkruan Daily Mail.

Të ftuarit duhet të ishin negativ me COVID-19, në të kundërt nuk do t’u lejohej hyrja për në festë.

Ani pse në një kartë të vogël organizatorët kishin paralajmëruar të mos postohej asgjë në rrjete sociale, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në njërën prej videove ajo shihej e veshur si Pamela Anderson, personazh ky që ajo zgjodhi të jetë për Halloween.

Me një maskë në fytyrë, Kendall shihej duke fryre qirinjtë, teksa të tjerët këndonin për të. /Telegrafi/

Exit mobile version